Sport

REVOLTA/ Tifozët kinezë kërkojnë rikthimin e parave, pasi Leo Messi nuk luajti në miqësoren ndaj seleksionit të Hong Kongut

Tifozët e zhgënjyer në Hong Kong, po kërkojnë kthimin e parave të tyre, sepse nuk arritën ta shihnin Leo Messin të luante në miqësoren kundër kombëtares.

5 Shkurt 2024, 17:23 Nga DOSJA

REVOLTA/ Tifozët kinezë kërkojnë rikthimin e parave, pasi

HONG KONG - Tifozët që blenë bileta për miqësoren e Inter Miamit në Hong Kong, kanë kërkuar kthimin e parave të tyre, pasi nuk arritën ta shihnin Leo Messin të luante.

Skuadra e MLS mundi skuadrën e Hong Kong League 4-1, por tifozët në stadium nuk arritën ta shihnin Messin të luante, gjë që i zemëroi ata, pasi kishin paguar shuma të mëdha për ta parë atë nga afër.

Nuk ishin vetëm tifozët ata që u revoltuan, madje edhe qeveria e Hong Kongut shprehu shqetësimin e saj për mungesën e kampionit të botës në ndeshjen në fjalë.

"Për sa i përket mosluajtjes së Messit, qeveria, si të gjithë tifozët e futbollit, janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me marrëveshjen e organizatorëve. Ata u detyrohet të gjithë tifozëve të futbollit një shpjegim."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll