Sport

Anglia e Harry Kane dhe Jude Bellingham, zbulon planet për “Euro 2024”...

Skuadra e udhëhequr nga Gareth Southgate do të përballet me Bosnjën më 3 qershor dhe Islandën më 7 qershor në miqësoret e ngrohjes.

5 Shkurt 2024, 15:16 Nga DOSJA
Anglia e Harry Kane dhe Jude Bellingham, zbulon planet për “Euro

ANGLI - Skuadra angleze e futbollit, e udhëhequr nga Harry Kane dhe Jude Bellingham, do të presë Islandën dhe Bosnjë e Hercegovinën në ndeshje miqësore në qershor para “Euro 2024”.

Këtë e ka bërë të ditur këtë të hënë Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila ka shpjeguar kështu se çfarë takimet përgatitore janë para ngjarjes së madhe, e cila do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Ndeshja miqësore e Anglisë kundër Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohet në “St.James' Park” më 3 qershor. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Anglisë në shtëpinë e Newcastle që nga viti 2005.

Nënkampionët e “Euro 2020” do të përballen me Islandën në “Wembley Stadium” më 7 qershor. Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 20:45. “Wembley” do të presë gjithashtu miqësoret e Anglisë kundër Brazilit dhe Belgjikës më 23 dhe 26 mars respektivisht.

"Të dy rivalët në qershor me siguri do të ofrojnë konkurrencë të fortë dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen tonë për Kampionatin Evropian,"- tha në një deklaratë  trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Anglia është e integruar në fazën e parë të “Euro 2024” në Grupin C, së bashku me  Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë. Harry Kane, Jude Bellingham dhe bashkëlojtarët e tyre do ta fillojnë fushatën e tyre në “Euro 2024”, më 16 qershor kundër Serbisë. Në datën 20 të atij muaji do të përballet me Danimarkën dhe më 25 me Slloveninë .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll