Sport

Garnacho 'injoroi' këshillat e Di Marías dhe festoi sërish si Cristiano Ronaldo…

Këtë herë, sulmuesi i Manchester United u ul në një tabelë reklamuese, pasi shënoi kundër West Ham

5 Shkurt 2024, 12:11 Nga DOSJA

Garnacho 'injoroi' këshillat e Di Marías dhe festoi

ANGLI - Alejandro Garnacho ka treguar në disa raste se është fans i Cristiano Ronaldos, madje duke imituar disa nga festimet e portugezit, pas golit për Manchester United. 

Së fundmi, anësori i ri argjentinas mori 'këshilla' nga Di María për të 'zgjedhur' Messin, por ylli i “Djajve të Kuq” festoi sërish si CR7, ndërkohë që shënoi dy herë në fitoren (3-0) ndaj West Hamit.

"Nuk kam asnjë këshillë për t'ju dhënë. Nëse luani për Unitedin, e vetmja gjë që nuk do të bëja është të festoj si Cristiano Ronaldo (qesh), do të festoja si Messi, i cili është më i miri në histori,"- i ka thënë anësori i Benficas, në një intervistë të fundit për ‘TyC Sports’. 

Sidoqoftë, Garnacho mbajti pozicionin e tij dhe festoi, duke u ulur në një tabelë reklamuese, të ngjashme me atë që bëri Ronaldo, për shembull, në 2017, duke luajtur për Real Madridin, në një derbi me Atléticon për Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll