Sport

Edhe Manchester United nuk e harron dhe e uron Cristiano Ronaldon për ditëlindjen...

Pavarësisht largimit të trazuar të portugezit, “Djajtë e Kuq” nuk harrojnë një nga legjendat e tyre më të mëdha

5 Shkurt 2024, 15:46 Nga DOSJA

Edhe Manchester United nuk e harron dhe e uron Cristiano Ronaldon për

ANGLI - Manchester United ka hyrë në Instagram për të uruar Cristiano Ronaldon, i cili feston ditëlindjen e tij të 39-të këtë të hënë, më 5 shkurt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)

Në botim mund të lexoni mesazhin "Viva Ronaldo", një këngë e famshme që tifozët kënduan në tribuna dhe në rrugë për portugezin që, midis 2003 dhe 2009, përhumbi mbrojtjen angleze. 

Cristiano u rikthye për të veshur ngjyrat e “Djajve të Kuq” midis 2021 dhe 2022, pasi u largua herët gjatë sezonit të dytë, pasi pati një problem me Erik ten Hag, trajnerin aktual.

Edhe Manchester United nuk e harron dhe e uron Cristiano Ronaldon për

Ndërsa i shërbente Manchester Unitedit, kapiteni i kombëtares portugeze fitoi, ndër të tjera trofe, tre Premier League dhe një Champions League. Ai fitoi çmimet kryesore individuale britanike në 2006/2007 dhe e përsëriti këtë sukses sezonin pasardhës, duke fituar gjithashtu “Topin e Artë”, “Këpucën e Artë” dhe FIFA “The Best” të Vitit. 

Ai është, edhe sot e kësaj dite, futbollisti i fundit që ka fituar çmimin kryesor individual të futbollit, ndërkohë që i shërben një klubi të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll