Sport

Shtëpia e Sergio Ramosit & Pilar Rubios në Madrid, del në ankand për disa milionë...

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre luksoze në La Moraleja për disa milionë euro.

5 Shkurt 2024, 17:04 Nga DOSJA

Shtëpia e Sergio Ramosit & Pilar Rubios në Madrid, del në

SPANJE - Sergio Ramos dhe Pilar Rubio duket se po largohen gjithnjë e më shumë nga kryeqyteti spanjol, pasi kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre në La Moraleja. Shtëpia ku ata kanë jetuar dhe kanë rritur fëmijët, shitet për 6 milionë euro.

Ndodhet ne nje zone shumë të mirë, duke ofruar luks dhe komoditet në një shtëpi rreth 1.000 m2 të ndërtuar në një truall prej 2.500 m2.

Shtëpia është e ndarë në dy kate, në të parin ka katër dhoma gjumi, me banjo private dhe tarraca. Në katin e dytë ndodhet dhoma e gjumit master e shtëpisë, ku ka një banjo të plotë me hamam dhe hidromasazh.

Kjo shtëpi është blerë nga çifti për 1.5 milionë euro, por çmimi i shitjes së saj tani shkon në 6 milionë, për shkak të rinovimit të fundit me materiale cilësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll