Bota

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja bie pre e abuzimit seksual nga një grup prej 12 personash

Hetimi policor zgjati disa muaj dhe zbuloi se në ngjarje ishin të përfshirë 12 persona.

5 Shkurt 2024, 17:14 Nga S.B
E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja bie pre e abuzimit seksual
foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Reathymno të Kretës në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare ka rënë pre e 12 personave të cilët e shfrytëzonin seksualisht. Kjo histori u zbardh në momentin kur erdhi një denoncim anonim në zyrat e Nëndrejtorit të sigurimit në Reathymno, ku thuhej se disa persona të panjohur detyronin vajzën 14-vjeçare të kryente prostitucion.

Hetimi policor zgjati disa muaj dhe zbuloi se në ngjarje ishin të përfshirë 12 persona. Sipas ekzaminimit të bërë më anën e një psikologu fëmijësh u konstatua se vajza ishte e dhunuar nga të paktën njëri prej të përfshirëve dhe pjesa tjetër rezulton se kryenin marrëdhënie seksuale me të miturën.

Në kontrollin e kryer në fund të muajit janar në shtëpinë e autorit që dyshohet se ka dhunuar vajzën, janë gjetur dhe konfiskuar dy celularë dhe një gëzhojë pistolete.

greqi prostitucion abuzim

Sondazh

Poll