Bota

Faqja e Presidencës akuzoi Krasniqin për krime lufte, Osmani: Hetimet vazhdojnë, do të sigurohem që të zbulohet kush e ka bërë ndërhyrjen

Personi i cili ka hakësuar faqen e presidences ka përshkruar ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

5 Shkurt 2024, 16:33 Nga N.F
Faqja e Presidencës akuzoi Krasniqin për krime lufte, Osmani: Hetimet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë së fundmi është shprehur se vijojnë hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës. Personi i cili ka hakësuar faqen e presidences ka përshkruar ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani në reagimin e saj ka theksuar se do të ketë takime me institucionet e sigurisë ndërsa e ka cilësuar të papranushëm ndërhyrjen në faqen e presidentcës.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme. Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, tha Osmani.

Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar ditën e djeshmë pas akuzave të hedhura ndaj Krasniqit ku u shpreh se po e hetojnë këtë ndërhyrje ku do të merren masa diciplinore për personat përgjegjës.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.

Kupina më tej kërkoj falje ndaj Krasniqit dhe familjes së tij për situatën e krijuar.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, shkroi më tej ai.

 

 

vjosa osmani jakup krasniqi krime lufte

Sondazh

Poll