Bota

La 12 të huaj të shpërndanin pasurinë e tij/Clarke: Dua të luftoj pabarazinë

Ai tha se dontë të bënte diçka për të trajtuar pabarazinë e pasurisë në një nga zonat më të varfea të Mbretërisë së Bashkuar.

5 Shkurt 2024, 17:06 Nga S.N
La 12 të huaj të shpërndanin pasurinë e tij/Clarke: Dua
David Clarke

MBRETËRI E BASHKUAR- David Klarke një 34-vjeçar nga Liverpoli, i cili trashëgoi 100 mijë paund, la 12 të panjohur të përzgjidhnin personat që do të ndanin paratë, pasi dëshironte t`i dhuronte. Ai tha se dontë të bënte diçka për të trajtuar pabarazinë e pasurisë në një nga zonat më të varfea të Mbretërisë së Bashkuar.

David Clarke jeton në Toxteth dhe punon si shofer transporti. Ai thotë se ka mjaftueshëm para për të jetuar. Clarke  dëshiron të vendosi më shumë pushtet në duart e komunitetit dhe për këtë arsye i la ata të vendosn se si do të shpenzoheshin të ardhurat e trashëguara të tij.

"Unë thjesht ndjej se ka shumë pabarazi, kështu që doja të bëja sa më shumë që të përpiqem ta trajtoj atë,” tha ai.

Grupi me 12 anëtarë u përzgjodh rastësisht, pasi Clarke u shkroi 600 familjeve në zonën ku jeton. Rregulli i vetëm për 12 personat e përzgjedhur ishte që nuk lejohej t`I jepnin para vetes. Clarke tha se dëshiron të frymëzojë njerëzit, që të konsiderojnë dhurimin e parave për të bërë një ndryshim në komunitetin e tyre.

david clarke mbreteri e bashkuar

Sondazh

Poll