Sport

Dalin imazhet e para të Dani Alves në gjyq, pas një viti paraburgim në Barcelonë…

Gjyqi kundër ish-futbollistit, i akuzuar për sulm seksual, filloi këtë të hënë, më 5 shkurt.

5 Shkurt 2024, 11:28 Nga DOSJA

Dalin imazhet e para të Dani Alves në gjyq, pas një viti

SPANJE - Gjyqi i Dani Alves filloi këtë të hënë, më 5 shkurt. Ish-lojtari i Barcelonës  akuzohet për sulm seksual të dyshuar ndaj një gruaje të re, e cila në atë kohë ishte 23-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur natën e 30 deri më 31 dhjetor 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë. 

Braziliani, i cili ndodhet në paraburgim që nga 20 janari i vitit të kaluar, tashmë është ulur në bankën e të akuzuarve i shoqëruar nga një oficer policie. 

Dalin imazhet e para të Dani Alves në gjyq, pas një viti

Me çfarë dënimi mund të përballet Dani Alves?

Në këtë gjyq që do të zgjasë deri të mërkurën, Alves, i cili ka ndryshuar disa herë  versionin e ngjarjeve, nuk e ka të lehtë. Prokuroria kërkon deri në 9 vite burg për të, përveç 150 mijë euro dëmshpërblim për denoncuesen dhe 10 vite lirim me mbikëqyrje. Nga ana tjetër, prokuroria private shkon më tej dhe kërkon dënimin maksimal për veprën e akuzuar: 12 vite burg! 

Dalin imazhet e para të Dani Alves në gjyq, pas një viti

Kush do të dëshmojë ditën e parë të gjyqit ndaj Dani Alves?

Në këtë ditë të parë, e cila filloi pak pas orës 10:00, është planifikuar të dëshmojnë  ankuesja, kushëriri i saj dhe shoqja (të cilët kanë qenë bashkë në lokalin e natës së lartpërmendur natën e ngjarjeve të supozuara), si dhe portieri i zonës dhe dy nga kamarierët. Pritet që të dëshmojë edhe vetë Alves, megjithëse ai mund të vendosë gjatë pyetjeve paraprake të dëshmojë në fund të gjyqit (dhe, për rrjedhojë, të mërkurën).

Dalin imazhet e para të Dani Alves në gjyq, pas një viti

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll