Aktualitet

Eksploziv C4 dhe armë, goditet grupi i strukturuar kriminal në Tiranë, transportonin armatim nga Kosova

Gjithsej janë sekuestruar 40 kg lëndë plasëse C4 si dhe armë të shumta.

5 Shkurt 2024, 10:53 Nga I.A
Eksploziv C4 dhe armë, goditet grupi i strukturuar kriminal në
Policia

TIRANË- Një grup i strukturuar kriminal është goditur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se policia ka goditur grupin e të rinjëve që transportinin lëndë plasëse si dhe armë nga Kosova në Tiranë.

Gjithsej janë sekuestruar 40 kg lëndë plasëse C4 si dhe armë të shumta. Deri më tani janë 7 persona të arrestuar, nga të cilët ka dhe shqiptarë të Kosovës. Kontrollet e forcave operacionale, policisë dhe RENEA-së u kryen në një godinë në Bathore, ku dhe mbahej armatimi.

policia e tiranes

Sondazh

Poll