Aktualitet

Tentoi të fikte zjarrin në banesë, shqiptari në Itali pëson djegie, futet në terapi intensive

Mediat italiane raportojnë se ai ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese.

5 Shkurt 2024, 10:02 Nga M.B
Tentoi të fikte zjarrin në banesë, shqiptari në Itali
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar në Itali ka pësuar djegie të rënda në trup, teksa tentonte që të shuante zjarrin në banesë. Mediat italiane raportojnë se ai ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese. Mbrëmjen e së shtunës një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand, duke shkaktuar zjarr.

Shaqiptari kur dëgjoi zhurmën, u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda, por mbeti vetë aty duke luftuar me flakët.

italia zjarr shqiptare

Sondazh

Poll