Aktualitet

E rëndë në Fushë-Krujë/ Humb jetën një e mitur, u përplas aksidentalisht nga gjyshi i saj (EMRI)

Dyshohet se vajza 2 vjeç është përplasur aksidentalisht nga gjyshi i saj teksa ai po ecte indietro me makinë. 

5 Shkurt 2024, 10:29 Nga r.ll
E rëndë në Fushë-Krujë/ Humb jetën një e
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një e mitur ka humbur jetën. Dyshohet se vajza 2 vjeç është përplasur aksidentalisht nga gjyshi i saj, Martin Kaçi teksa ai po ecte indietro me makinë. 

Pas transportimit të menjëhershëm në spital, fëmija nuk ka arritur që t'i mbijetonte plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne fushe kruje martin kaçi

Sondazh

Poll