Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

4 Shkurt 2024, 21:53 Nga h.k

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën një person dhe

ELBASAN-Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd. Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

"Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit."

aksident elbasan librazhd

Sondazh

Poll