Aktualitet

Dalin pamjet nga operacioni i shpëtimit të turistëve në Bogë (VIDEO)

Një prej turistëve, Kledison Doci ka rrëshqitur dhe si pasojë ka thyer këmbën. Ai po merr mjekim pranë spitalit rajonal Shkodër.

5 Shkurt 2024, 10:09 Nga r.ll
Dalin pamjet nga operacioni i shpëtimit të turistëve në
pamje nga operacioni

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të turistëve nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar në malin e fshatit Bogë prej më shumë se 12 orësh gjatë ditës së djeshme.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh. 

Një prej turistëve, Kledison Doci ka rrëshqitur dhe si pasojë ka thyer këmbën. Ai po merr mjekim pranë spitalit rajonal Shkodër. Ndërsa gjendja e të tjerëve paraqitet e mirë, pa dëmtime. Ndërhyrja për shpëtimin e tyre ishte tepër e vështirë për shkak të pranisë së madhe të akullit.

boge turiste te bllokuar

Sondazh

Poll