Bota

FOTOT/ Playboy i Instagramit Dan Bilzerian kandidat për president në SHBA, burri i orgjive dhe festave të çmendura: Do e bë

11 Nëntor 2019, 10:53 Nga DOSJA
FOTOT/ Playboy i Instagramit Dan Bilzerian kandidat për president në

SHBA- Është e habitshme, por ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithçka mund të ndodhë. Dan Bilzerian, i etiketuar si ‘Playboy’ i Instagramit, i njohur për festat e çmendura dhe orgjitë me shumë femra, shpreh publikisht dëshirën për të kandiduar për president. Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku dëshiron të garojë Bilzerian janë ato të 2024, pas 5 vitesh dhe si një mbështetës i Trump, ai dëshiron të garojë përballë Kanye West.

“Kanye, është më mirë se Hillari. Unë mendoj se ai do të garojë kundër meje. Do të shohim.”-është shprehur ai.

Kur u pyetën nëse ai ishte serioz në lidhje me ngritjen e një fushate për 2024, ai u përgjigj: “Po, unë mendoj se do të jetë koha e mjaftueshme për të bërë punën time mjaft mirë.”

Bilzerian, 38 vjeç, i cili lindi në Tampa, njihet me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”, ku ka më shumë se 29 milion ndjekës.

Llogaria e tij në Instagram është përplot me foto dhe video që tregojnë Bilzerianin e rrethuar nga gra të veshura paksa në vende ekzotike.

Por duket se ideja e tij nuk është edhe aq e pamenduar.

Në vitin 2015, pasi Trump njoftoi se do të garonte për për president, Bilzerian ka postuar një foto me Trump, ku shkruante se e mbështeste atë.

Disa javë përpara se Trump të trondiste botën dhe të mposhtte Klinton në zgjedhje, Bilzerian i dha një intervistë Larry King duke i shpjeguar pse e mbështeti The Donald.

“Unë nuk jam dakord me gjithçka që bën apo thotë [por] një gjë që më pëlqen është fakti që ai është një i papërpunuar dhe i pafiltruar”, tha ai.

Nga ana tjetër Kanye West, natyrisht, ka qenë një mbështetës i hapur i Trump.

Ai u njoh me presidentin në Zyrën Ovale për një ekspozitë fotografike.

Gruaja e tij, Kim Kardashian West, gjithashtu ka përdorur lidhjet e saj me administratën Trump për të lobuar për reformën në drejtësi penale.

Burimi: Daily Mail

Përshtati në shqip: F.g/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dan bilzerian garon per president donald trump kanye west zgjedhjet presidenciale ne shba 2024 dan bilzerian garon per president donald trump kanye west zgjedhjet presidenciale ne shba 2024

Sondazh

Poll