Bota

Vuçiç: Nuk duam konflikte në Ballkan, shqiptarët do hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime (VD)

10 Nëntor 2019, 12:21 Nga DOSJA
Vuçiç: Nuk duam konflikte në Ballkan, shqiptarët do

Maqedoni e Veriut/ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe tha se shqiptarët mund të hynë vetëm me letër njoftime në Serbi.

“Në dy vite nuk do të kuptohen ndryshimet që janë bërë. Do të ketë kursime për Shqipërinë. Maqedoninë dhe Serbinë. Plani është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Jam krenar për këtë marrëdhënie të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Duam të lëvizim në një ambient të mirë dhe jo në një ambient konfliktesh. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë. Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe mora 12 herë më pak vota. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen”, tha Vuçiç.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama mini-shengeni ballkanik edi rama mini-shengeni ballkanik

Sondazh

Poll