Bota

Plagosi me armë 4 rojet e klubit të natës/ Kush është Astrit Mehmeti i rrezikshmi që terrorizoi dje Prishtinën (VD)

10 Nëntor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Plagosi me armë 4 rojet e klubit të natës/ Kush

Kosovë- Ditën e djeshme pati të shtëna me armë zjarri në lokalin e natës “Duplex” në qendër të Prishtinës. Mësohet se Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex-it” gjuajtën  me armë zjarri në hyrje të klubit të natës, ku plagosën 4 persona.

Kush është Astrit Mehmeti?

Mediet kosovare shkruajnë se Astrit Mehmeti i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të jetë personi që  shtiu me armë zjarri mbi rojet e klubit.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në të tilla ngjarje në kryeqytetin kosovar. Rreth tre muaj më parë, ai u ndalua nga Policia, pasi u akuzua  për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

Në ngjarjen e djeshme ai ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panik te qytetarët e pranishëm.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni astrit mehmeti sherri ne duplex të shtëna me armë zjarri në kosovë astrit mehmeti sherri ne duplex të shtëna me armë zjarri në kosovë

Sondazh

Poll