Bota

Cikloni “Bulbul” godet Bangladeshin, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, qindra evakuime (FOTO)

10 Nëntor 2019, 16:49 Nga DOSJA
Cikloni “Bulbul” godet Bangladeshin, 10 të vdekur dhe 30

BANGLADESH– Një ciklon i fuqishëm ka goditur Bangladeshin dhe Indinë me erëra dhe shira të rrëmbyeshëm.

Cikloni i quajtur “Bulbul” shkaktoi vdekjen e dhjetë personave (katër në Indi dhe gjashtë në Bangladesh) dhe rreth 30 u plagosën, ndërsa 36 janë të humbur, Rreth dy milion  banorë te Bangladeshit  u detyruan të kalojnë natën jashtë, deklaruan sot autoritetet.

Sipas medieve të huaja, cikloni, i shoqëruar nga erëra arrinte shpejtësinë deri në 120 km / orë, zonat bregdetare ishin ato më të prekurat. Kjo bëri që portet dhe aeroportet të mbyllen për ditën e shtunë .Në Bangladesh, pesë nga gjashtë viktimat u vranë nga rënia e pemëve.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme të tjera në kampe të Bangladeshit të juglindjes, ku janë strehuar qindra mijëra refugjatë të Mianmar.

(M.P, A.M/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ciklon ne bangladesh cikloni bulbul ciklon ne bangladesh cikloni bulbul

Sondazh

Poll