Bota

Qyteti shpërthen në duartrokitje pasi sopranoja këndoi një këngë paqeje për ta, në mes të protestave në Kili(VIDEO)

10 Nëntor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Qyteti shpërthen në duartrokitje pasi sopranoja këndoi një

KILI– Midis trazirave politike dhe të dhunshme që po ndodhin aktualisht në Kili, një grua ka sfiduar mbi këtë situatë aspak  të këndshme duke  kënduar një këngë paqeje për të gjithë lagjen e saj.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, sopranoja kiliane, Ayleen Jovita Romero, këndoi një version të ‘El derecho de vivir en paz’ në Santiago nga dritarja e dhomës së gjumit në shtëpinë e saj, gjatë shtetrrethimit të vendosur aktualisht nga qeveria për shkak të protestave kundër presidentit Sebastian Pinera.

Ndërsa nga ana  tjetër banorët janë të detyruar të qëndrojnë  brenda shtëpive  të tyre gjatë nga ora  10 pas mesnate deri në 4 të mëngjesit. E prandaj Romero zgjodhi t’u jepte bashkëqytetarëve të saj kilian një këngë paqeje që të harronin për një moment trazirat e trishta që po ndodhin në Kili.

 

 

“El derecho de vivir en paz” Victor Jara Nos manifestamos de manera pacífica en este toque de queda,todos los vecinos aquí apoyando la causa cantando y tocando sus bellos instrumento @paula_b.advis aquí está mi pedacito Invito a los demás artistas a hacer lo mismo en sus hogares la gente lo agradece y les hace bien ♥️ Es necesario.

A post shared by Ayleenjovita.soprano (@ayleenjovita.soprano) on

Sapo ajo ndalon së kënduari, mijëra njerëz shpërthejnë në duartrokitje dhe brohoritje për sopranon që këndoi për ta, e më pas ajo postoi një video në rrjetet sociale që tani  është bërë virale.

Reagimi ndaj klipit ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme dhe komente pozitive për talentin e pakrahasueshëm të Romeros.

 Burimi: indy100

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ayleen jovita romero protestat ne kili ayleen jovita romero protestat ne kili

Sondazh

Poll