Bota

Hodhi molotov jashtë konsullatës amerikane në Firence, arrestohet 22-vjeçari

Ngjarja në konsullatë u regjistrua dy ditë më parë.

3 Shkurt 2024, 22:18 Nga N.F
Hodhi molotov jashtë konsullatës amerikane në Firence, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një 22-vjeçar me origjinë nga Jordania është arrestuar ditën e sotme nga karabinierët si përgjegjës për sulmin me molotov ndaj konsullatës amerikane në Firence. Ngjarja në konsullatë u regjistrua dy ditë më parë.

Videoja ku duket ai gjatë sulmit u gjet në telefonin e tij celular dhe u dërgua në një sërë mediash italiane, ndërsa rrobat që ai dyshohet se kishte veshur natën e sulmit iu sekuestruan në banesën e tij. I arrestuari akuzohet për veprimtari terroriste dhe rasti po trajtohet nga Prokuroria Publike Firence dhe Prokuroria Kombëtare Antiterroriste e Italisë.

itali sulm firence arrestim

Sondazh

Poll