Bota

Përplasje me Zelenskyn? Ukraina informon SHBA-të për planin për të shkarkuar komandantin e lartë

Lëvizja për të rrëzuar gjeneralin Valeriy Zaluzhnyi, i cili është përplasur me presidentin Volodymyr Zelensky për një sërë çështjesh, pason një kundërsulm ukrainas vitin e kaluar që nuk arriti të rikuperonte sasi të konsiderueshme të territorit të mbajtur nga Rusia.

3 Shkurt 2024, 21:17 Nga M.B

 

Përplasje me Zelenskyn? Ukraina informon SHBA-të për planin
Shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valerii Zaluzhnyi

 

UKRAINA- Qeveria ukrainase ka informuar Shtëpinë e Bardhë se ka në plan që të shkarkojë komandantin e lartë ushtarak të vendit që mbikëqyr luftën kundër forcave pushtuese ruse. Lëvizja për të rrëzuar gjeneralin Valeriy Zaluzhnyi, i cili është përplasur me presidentin Volodymyr Zelensky për një sërë çështjesh, pason një kundërsulm ukrainas vitin e kaluar që nuk arriti të rikuperonte sasi të konsiderueshme të territorit të mbajtur nga Rusia, raporton Reuters. Një burim pranë zyrës së Zelenskiy, raporton Reuters, tha se dyshja janë të bllokuar në një mosmarrëveshje për një lëvizje të re mobilizimi ushtarak, me presidentin që kundërshton propozimin e Zaluzhnyi për të thirrur 500,000 trupa të reja. Burimi shtoi se procesi për lirimin e Zaluzhnyit nga posti i tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës është pezulluar për momentin ndërsa palët përpunojnë hapat e tyre të ardhshëm.

Një burim i dytë i ditur tha se Shtëpia e Bardhë nuk shprehu një qëndrim mbi planin për të zëvendësuar Zaluzhnyi.

“Unë do të theksoja se përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ishte se ne nuk e mbështetëm apo kundërshtuam vendimin e tyre sovran. Shtëpia e Bardhë u shpreh se i takon Ukrainës që të marrë vendimet e veta sovrane për personelin e saj”, tha burimi.


lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll