Bota

Nga 1 prilli hyn në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit në Gjermani

Ligji tani duhet të miratohet në Bundestag në shkurt.

3 Shkurt 2024, 20:47 Nga N.F
Nga 1 prilli hyn në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit në
Foto ilustruese

GJERMANI- Nënkryetarët e grupit përgjegjës për politikën e drogës pas raundit të fundit të negociatave në Berlin kanë bërë me dije se nga 1 prilli hyn në fuqi legalizimi i kanabisit.

“Ligji për legalizimin e kanabisit mund të hyjë në fuqi më 1 prill”, thanë nënkryetarët.

Në vendim thuhet se rregulloret janë një pikë kthese e vërtetë për një politikë moderne të drogës që forcon parandalimin dhe përmirëson mbrojtjen e shëndetit, fëmijëve dhe të rinjve. Ligji tani duhet të miratohet në Bundestag në shkurt.

Ndalimi i kanabisit në Gjermani ka mbi 40 vjet. Shitja dhe kultivimi ishin të ndaluara me ligj në vitet 1970 dhe fillim të viteve 1980. Kultivimi në shtëpi dhe posedimi i sasive të caktuara të drogës do të lejohet për të rriturit nga 1 prilli 2024. Kultivimi kolektiv duhet të jetë i mundur nga 1 korriku.

kanabis ligj miratim gjermani

Sondazh

Poll