Bota

VIDEO/ I bllokuar brenda pellgut të ngrirë, zjarrfikësi hidhet në ujë dhe shpëton qenin

Ngjarja u regjistrua në Wentzville, Missouri.

3 Shkurt 2024, 21:51 Nga N.F
VIDEO/ I bllokuar brenda pellgut të ngrirë, zjarrfikësi hidhet
Zjarrfikësi duke shpëtuar qenin

SHBA- Një zjarrfikës u hodh në një pellg të ngrirë për të shpëtuar një qen të bllokuar brenda në ujë. Ngjarja u regjistrua në Wentzville, Missouri.

Nga videoja e ndarë nga mediat e huaja duket zjarrfikësi i cili nxjerr nga uji qenin i cili ishte bllokuar në pellgun e ngrirë. Pas ngjarjes ka reaguar edhe departamenti i zjarrfikësve ku kanë kërkuar kujdes pranë pellgjeve pasi janë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

"Siç kemi thënë, akulli që mbetet në pellgje dhe liqene është jashtëzakonisht i rrezikshëm tani," tha departamenti i zjarrfikësve pasi bëri shpëtimin e suksesshëm. Në videon e cila po qarkullon në rrjet zjarrfikësi mori shumë komente pozitive për shpëtimin e qenushit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC Neës (@abcneës)

shba zjarrfikes shpetim

Sondazh

Poll