Bota

Kontrolle të shtuara, krerë të policisë dhe ministra të Kosovës vizitojnë nga afër kufirin me Serbinë

Në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

3 Shkurt 2024, 21:20 Nga N.F
Kontrolle të shtuara, krerë të policisë dhe ministra të
Pamje nga vizitat në veri

KOSOVË- Krerë të policisë së Kosovës dhe ministra të qeverisë kanë vizituar sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit në veri të vendit. Në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën e policisë.

kosove veri policia ministra

Sondazh

Poll