Bota

"Mbështet luftën dhe genocidin", kompania amerikane përjashton aktorin serb nga seriali pas akuzave nga Ukraina

Rolin e Bikoviç raportohet se do ta marrë një aktor tjetër.

3 Shkurt 2024, 15:30 Nga M.B
"Mbështet luftën dhe genocidin", kompania amerikane
Milos Bikoviç dhe Vladimir Putin

SHBA- Producentët e serialit amerikan të vlerësuar me çmime “The White Lotus”, në sezonin e tretë të të cilit do të luante aktori serb, Milos Bikoviç, anuluan pjesëmarrjen e tij, pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetje të genocidit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Rolin e Bikoviç raportohet se do ta marrë një aktor tjetër.

“Ne vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me Bikoviç dhe roli do t’i caktohet një aktori tjetër”, ka deklaruar një zëdhënës i HBO, shkruan edicioni i REL në gjuhën serbe.

Bikoviç i cili duhej të luante personazhin e një rusi në serial, komentoi në rrjetet sociale duke theksuar se ai “nuk do t’i dorëzohet një narrative që kërcënon integritetin e tij” dhe se kjo është një goditje e lirive artistike.

lufta rusi-ukraine milos bikovic

Sondazh

Poll