Bota

Irani reagon ndaj sulmeve ajrore të SHBA: Një tjetër gabim strategjik

Zëdhënësi Nasser Kanaani tha se sulmet shkelën sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve.

3 Shkurt 2024, 12:35 Nga r.ll
Irani reagon ndaj sulmeve ajrore të SHBA: Një tjetër gabim
foto ilustruese

IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet ajrore të Amerikës në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar se vetëm do të rrisë tensionet në rajon. 

Zëdhënësi Nasser Kanaani tha se sulmet shkelën sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve. Ai paralajmëroi se sulmet përfaqësonin një tjetër gabim aventuresk dhe strategjik nga Shtetet e Bashkuara që do të rezultojë vetëm në rritjen e tensionit në destabilitet në rajon, shkruan Sky News.

Ushtria amerikane nisi sulmet kundër më shumë se 85 objektivave të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe milicitë që ajo mbështet, në hakmarrje për sulmin me dron fundjavën e kaluar në Jordani që vrau tre trupa amerikane.

iran shba

Sondazh

Poll