Bota

Ministri italian mik i Ramës, Vittorio Sgarbi jep dorëheqjen pas akuzave për vjedhje pikturash

Prokurorët po hetojnë akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të.

3 Shkurt 2024, 11:10 Nga r.ll
Ministri italian mik i Ramës, Vittorio Sgarbi jep dorëheqjen pas
vittorio sgarbi dhe edi rama

ITALI- Ministri i Kulturës në Itali, Vittorio Sgarbi ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për vjedhje pikturash, akuza të cilat ai i ka mohuar.  Sgarbi e dha njoftimin për dorëheqjen para nisjes së një leksioni në Milano, duke thënë se ai po largohej pëtë shmangur një konflikt interesi".

Ish-ministri, është mik i kryeministrit Edi Rama me të cilin ka ndjekur aktivitete të përbashkëta kulturore. Ai ka vizituar mëherët edhe Tiranën, ku ka ndarë foto nga takimi me Ramën. 

Ministri italian mik i Ramës, Vittorio Sgarbi jep dorëheqjen pas
foto e postuar nga Vittorio Sgarbi

Prokurorët po hetojnë akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të. "Kapja e Shën Pjetrit" u raportua e vjedhur në vitin 2013. Ish-ministri akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, gjoja për të fshehur origjinën e saj.

Politikani thotë se e gjeti veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura është origjinale, ndërsa ajo e vjedhur në vitin 2013 ishte kopje.

Akuzat ndaj tij u ngritën pas një investigimi nga programi Report në televizionin italian Rai. Pronari i kështjellës, i cili raportoi për vjedhjen e pikturës, u tha gazetarëve se kanavacja ishte prerë nga korniza në vitin 2013.

Ajo tha gjithashtu se një mik i Sgarbi kishte vizituar më herët pronën dhe kishte shprehur një interes për të blerë veprën. Programi gjithashtu deklaroi se kishte zbuluar se një mik tjetër i politikanit i transferoi më vonë një pikturë të dëmtuar të "Kapja e Shën Pjetrit" te një restaurator.

Thuhej se kishte një vrimë me të njëjtën formë si një pjesë e kanavacës së prerë nga korniza e kështjellës së Piemonte në vitin 2013. Në kohën kur vepra e restauruar u ekspozua nga Sgarbi në vitin 2021, piktura kishte shtimin e qiririt në këndin e sipërm.

Përveç kësaj ai po përballet gjithashtu me akuza në lidhje me një vepër tjetër: një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro (4.3 milionë funte), e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo. Sgarbi po hetohet nga një prokuror për eksportimin e paligjshëm të pikturës.

vittorio sgarbi edi rama

Sondazh

Poll