Bota

Hidhnin tymin e drogës së fentanilit në fytyrën e foshnjes që të pushonte së qari, arrestohen 3 të akuzuarit

Një kontroll i rastësishëm i automjetit zbuloi 56 pilula fentanil dhe mjete që përdoren zakonisht për pirjen e duhanit të fentanilit.

3 Shkurt 2024, 11:28 Nga S.B
Hidhnin tymin e drogës së fentanilit në fytyrën e foshnjes
Robert Mason, Jennifer Trevino dhe Aracely Rocha

SHBA- Tre persona janë arrestuar me akuzën e vënies në rrezik të fëmijëve pasi policia dyshohet se gjeti fentanil në çantën e pelenave të foshnjes dhe pretendoi se tymi i fentanilit ishte hedhur apo fryrë qëllimisht në fytyrën e një foshnjeje 19-muajshe me qëllim që të pushonte së qari. Robert Mason 33 vjeç, Jennifer Trevino 32 vjeç dhe Aracely Rocha 22 vjeç, po mbahen të burgosur për katër akuza secili ,për vënie në rrezik të fëmijëve dhe krime të shkallës së dytë.

Hetimi filloi pasi treshja u kap për arsyen se kishin hedhur mbeturina përpara ‘Frontier Inn & Suites’ në Abilene ku po qëndronin më 25 janar. Divizioni i Narkotikëve të qarkut Taylor, i cili kreu ndalimin e trafikut, kontrolloi automjetin dhe dyshohet se gjeti fentanil në çantën e pelenave së foshnjës. Një kontroll i rastësishëm i automjetit zbuloi 56 pilula fentanil dhe mjete që përdoren zakonisht për pirjen e duhanit të fentanilit.

Zyra e Sherifit të Qarkut Taylor kontrolloi dhomën e tyre dhe zbuloi se katër fëmijë dhe katër të rritur jetonin në hotel me dy dhoma ngjitur. Intervistat zbuluan se tre nga katër të rriturit ishin të përfshirë në mënyrë aktive në pirjen e fentanilit në prani të fëmijëve për të paktën dy ditët e fundit. Intervistat zbuluan gjithashtu se të rriturit frynin tymin e fentanilit në fytyrën e foshnjës për ta bërë fëmijën të ndalonte së qari. Fëmija kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua në një spital aty pranë së bashku me tre fëmijët e tjerë.

Të dyshuarit u dërguan në zyrën e Sherifit të qarkut Taylor, ku po mbahen me një garanci prej 100,000 dollarësh. Mason po përballet gjithashtu me një akuzë për hakmarrje. Ata ende nuk janë akuzuar dhe nuk është e qartë nëse ndonjë nga të dyshuarit ka kërkuar avokat.

Fentanyl ose fentanil është një mjekim ekstremisht i fortë, 50-100 herë më i fuqishëm se morfina, krijon varësi dhe madje vdekje. Në SHBA, më shumë se 20,000 njerëz vdesin nga mbidoza e fentanilit dhe analogëve të tij.

fentanyl droge foshnje

Sondazh

Poll