Bota

Sulm me thikë në një stacion hekurudhor në Paris, plagosen 3 persona, arrestohet autori

Dy prej të plagosurve kanë pësuar plagë të lehta, ndërsa personi i tretë është plagosur më rëndë, por nuk është në rrezik për jetën, shtoi policia.

3 Shkurt 2024, 09:43 Nga r.ll
Sulm me thikë në një stacion hekurudhor në Paris, plagosen 3
foto nga vendngjarja

FRANCË- Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor Gare de Lyon në Paris dhe i dyshuari është arrestuar, ka thënë policia.

Dy prej të plagosurve kanë pësuar plagë të lehta, ndërsa personi i tretë është plagosur më rëndë, por nuk është në rrezik për jetën, shtoi policia.

Autori i dyshuar i ngjarjes, kombësia e të cilit nuk u zbulua, kreu sulmin me thikë rreth orës 8 të mëngjesit në Gare de Lyon, i cili u shërben trenave vendas, si dhe atyre që shkojnë në Zvicër dhe Itali, shkruajnë mediat e huaja.

“I dyshuari nuk bërtiti [asnjë slogan fetar] gjatë sulmit të tij”, tha një burim policor. Ai i tregoi policisë një patentë shoferi italian. Zona në stacionin midis sallave një dhe tre u mbyll përkohësisht, tha operatori hekurudhor SNCF në X.

sulm ne paris

Sondazh

Poll