Bota

VIDEO/ Ngeci brenda makinerisë së lodrave të pellushit, shpëtohet vogëlushi nga policia

Policia u mor në telefon për të shpëtuar Ethanin aventurier, i cili ishte zvarritur në një makinë lodrash në një qendër tregtare në Capalaba.

3 Shkurt 2024, 11:56 Nga S.B

 

VIDEO/ Ngeci brenda makinerisë së lodrave të pellushit,
Ethan brenda makinerisë së lodrave

AUSTRALI- Një djalë 3-vjeçar në Australi pati një ngjarje të çuditshme me një makineri lodrash pellushi Hello Kitty! Të enjten, policia e Queensland zbuloi se duhej të shpëtonin vogelushin pasi ai u zvarrit në hapësirën ku dalin lodrat e makinerisë, për të rrëmbyer një pellush.

"Ethan dhe Policia: 1 me 0," shkruhej në mbishkrimim e policisë në X (i njohur më parë si Twitter). Policia u mor në telefon për të shpëtuar Ethanin aventurier, i cili ishte zvarritur në një makinë lodrash në një qendër tregtare në Capalaba.

Në video, Ethan mund të shihej i ulur bashkë me lodrat Hello Kitty brenda makinerisë, ndërsa prindërit e tij dhe disa oficerë policie diskutonin se si ta nxirrnin në mënyrë të sigurt. Duke prekur makinerinë, ndërsa Ethani dukej i pashqetësuar, oficerët kuptuan se makineria ishte bërë prej xhami.

"A jeni në gjendje ta çoni djalin në anën tjetër të makinerisë?" një oficer pyeti babanë e Ethanit, Timothy Hopper, i cili më pas e udhëzoi djalin e tij të shkonte tek e ëma që qëndronte në anën tjetër të makinerisë.

“Ethan mbulo sytë, fshihu”, tha babai përpara se një oficer policie të thyente njërën anë të xhamit.

Menjëherë duke u kthyer për të parë xhamin të copëtuar, Ethan u hodh drejt babait të tij, i cili më pas e nxorri nga aty pa dëmtime.

“Ti fitove një çmim, cilin dëshiron?” bëri shaka Hopper ndërsa djali i tij buzëqeshi. Mësohet se Ethan kishte qëndruar në makineri për 10 deri në 15 minuta.

 

australi lodra

Sondazh

Poll