Bota

Sulmet në Irak dhe Siri, Bideni: Përgjigja ushtarake e SHBA-së do të vazhdojë

Ai ka thënë se përgjigjja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë.

3 Shkurt 2024, 08:10 Nga r.ll
Sulmet në Irak dhe Siri, Bideni: Përgjigja ushtarake e SHBA-së do
joe biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi një deklaratë pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri të premten ndaj caqeve iraniane.

Ai ka thënë se përgjigjja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë, shkruan CNN.

“Këtë të dielën e kaluar, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani nga një dron i lëshuar nga grupet militante të mbështetur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Më herët sot, mora pjesë në kthimin dinjitoz të këtyre amerikanëve të guximshëm në bazën ajrore Dover, dhe kam folur me secilën prej familjeve të tyre.

Sot pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake të ShBA-së goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicia i përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Përgjigja jonë filloi sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes sonë. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden. 

joe biden shba

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2024, 22:13 h.k

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Erdogan TURQI-Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të int...