Sport

VIDEO/ Skiatorja Lara Colturi, dy medalje për Shqipërinë… një bronzi dhe një e artë për U-18, në garën e sllallomit gjigand...

Duke qenë se skiatorja që garon për Shqipërinë është mjaft e re në moshë, ajo u shpall rendit në vendin e parë dhe meritoi medaljen e artë, për U-18.

2 Shkurt 2024, 20:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Skiatorja Lara Colturi, dy medalje për Shqipërinë…

FRANCE - Mesditën e së premtes, në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngjitet në podium, ashtu si edhe një vit më pare, duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për sllallomin gjigand.

Skiatorja italiane Lara Culturi, që garon për Shqipërinë është me pritshmëritë më të larta për këtë Botëror, nisur edhe nga paraqitjet e bëra në etapat e Kupës së Botës për të rritura.

Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeve të garës së parë në sllallomin gjigand për të reja, Lara u rendit në vendin e tretë, ndërkohë që po për të njëjtën kategori, duke qenë se skiatorja që garon për Shqipërinë është nën moshën 18 vjeç, u shpall rendit në vendin e parë dhe meritoi medaljen e artë, për klasifikimin U-18.

VIDEO/ Skiatorja Lara Colturi, dy medalje për Shqipërinë…

Ditën e shtunë Colturi do të ketë mundësinë të shprehi talentin në kategorinë e sllallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t'iu rikthyer Kupës së Botës për të rritura me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll