Bota

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndalimit të dinarit serb nga BQK: Vendim i nxituar

Parisi kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

2 Shkurt 2024, 18:40 Nga r.ll
Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndalimit të
foto ilustruese

FRANCË- Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar. Parisi kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

"Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. Ky vendim i marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serb nga Serbia.

Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.", thuhet në deklaratë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

france kosove

Sondazh

Poll