Bota

Mbyllja e strukturave të paligjshme serbe, Sveçla: Institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës, ambasada në Prishtinë

Sveçla ka thënë se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

2 Shkurt 2024, 17:41 Nga M.B
Mbyllja e strukturave të paligjshme serbe, Sveçla: Institucioni i
Foto ilustruese

KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushteti Lokal në Kosovë, Elbert Kransiqin, sot kanë vëzhguar një aksion të policor të mbylljes së komunës ilegale të Pejës në Gorazhdec, atë të Istogut në Osojan dhe të Klinës në Videjë. Sveçla ka thënë se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.


Njoftimi i plotë:

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës. Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës. Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

kosova xhelal svecla

Sondazh

Poll