Bota

Protesta e fermerëve në Poloni, planifikohet bllokimi i kufirit me Ukrainën

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Greqi dhe Gjermani kanë nisur gjithashtu protestestat kundër kufizimeve të vendosura ndaj tyre nga masat e BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe konkurrencën e pandershme nga jashtë.

2 Shkurt 2024, 17:26 Nga M.B
Protesta e fermerëve në Poloni, planifikohet bllokimi i kufirit me
Një demonstrues hedh një gomë mbi një barrikadë pranë oficerëve të policisë

POLONIA- Fermerët polakë nga sindikata 'Solidariteti', planifikojnë një grevë të përgjithshme duke filluar të premten e ardhshme me një bllokadë të kalimeve kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës. Fermerët polakë kanë vënë theksin te ndikimi i importeve të ushqimit të lirë nga Ukraina fqinje.

"Durimi ynë ka mbaruar. Qëndrimi i Brukselit në ditën e fundit të janarit 2024 është i papranueshëm për të gjithë komunitetin tonë bujqësor. Për më tepër, pasiviteti i autoriteteve polake... në lidhje me importin e produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore nga Ukraina nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të shpallim një grevë të përgjithshme", tha sindikata në një deklaratë.

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Greqi dhe Gjermani kanë nisur gjithashtu protestestat kundër kufizimeve të vendosura ndaj tyre nga masat e BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe konkurrencën e pandershme nga jashtë. Komisioni Evropian tha se po dëgjonte nga afër shqetësimet e shprehura nga fermerët në protestat që po zhvillohen në disa vende anëtare.

"Në lidhje me shqetësimet specifike të përshkruara nga fermerët në kohën e tanishme, Komisioni po vlerëson hapat e ardhshëm të mundshëm," shkroi një zëdhënës i Komisionit në një përgjigje me email ndaj kërkesës së Reuters për koment.

polonia fermeret protesta

Sondazh

Poll