Bota

Putin: Armët tona janë superiore ndaj atyre të NATO-s

Këtë delaratë Putin e ka bërë gjatë fjalimit të tij në një forum të mbajtur në qytetin e Tulës.

2 Shkurt 2024, 16:52 Nga M.B
Putin: Armët tona janë superiore ndaj atyre të NATO-s
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se armët moderne ruse janë superiore ndaj atyre të NATO-s , ndërsa industria ruse e mbrojtjes po rrit vëllimin e furnizimeve. Këtë delaratë Putin e ka bërë gjatë fjalimit të tij në një forum të mbajtur në qytetin e Tulës. Sipas presidentit rus, produktet e industrisë ruse të mbrojtjes janë shumë të kërkuara jashtë vendit dhe tejkalojnë në kapacitete ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Nëse krahasoni armët moderne të NATO-s dhe armët e periudhës së fundit të epokës sovjetike, ato janë inferiore në disa vende. Por nëse merrni armët tona më moderne, ato janë qartësisht superiore ndaj gjithçkaje ”, tha Putin.

Ai sqaroi se i referohej kryesisht teknologjisë së raketave, automjeteve të blinduara dhe të gjitha armëve të përdorura në fushën e betejës. Presidenti rus foli edhe për gjendjen e ekonomisë së vendit të tij, në raport me ekonomitë në Evropë dhe Amerikë. 

“Bazat themelore të ekonomisë në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, janë të mira, do të rriten, por sot janë në fund. Jemi në një trajektore pozitive”, tha ai.

rusia vladimir putin

Sondazh

Poll