Bota

Varheley: Keqardhje që vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit serb nuk u konsultua

Në një postim në rrjetin social X ai shpreh keqardhje që vendimi është miratuar pa u konsultuar parapakisht, duke pasur parasysh ndikimin që do të ketë në jetëne e pakicës serbe në Kosovë.

2 Shkurt 2024, 15:23 Nga S.N
Varheley: Keqardhje që vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit
Oliver Varheley

BRUKSEL- Oliver Varheley, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi, ka reaguar për vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës, për të ndaluar përdorimin e dinarit serb. Në një postim në rrjetin social X ai shpreh keqardhje që vendimi është miratuar pa u konsultuar parapakisht, duke pasur parasysh ndikimin që do të ketë në jetëne e pakicës serbe në Kosovë.

"Pkëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës,” shkroi Varheley. 

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia, kohët e fundit kanë patur marrëdhënie të tensionuara dhe nuk po respektojnë marrëveshjen. Teksa ky vendim i Kosvës ndikon në marëdhëniet dhe stabilitetin mes dy vendeve.

 

 

 

 

 

kosova bashkimi europian serbia

Sondazh

Poll