Bota

FOTO/ Situatë e rëndë në Gaza, fëmijët mbajnë radhë për të shuar urinë

Pothujase të gjithë banorët e Gazës tani varen nga ndihma ushqimore sipas OKB-së.

2 Shkurt 2024, 15:10 Nga S.N

 

FOTO/ Situatë e rëndë në Gaza, fëmijët mbajnë
Fëmijët në Gaza

GAZA- Kombet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të mëdha për krizën katastrofike ushqimore në Gaza, ku thuhet se më shumë se gjysmë milionë njerëz janë të uritur. Nevoja për ndihmë është shumë e lartë, 26% e popullsisë janë të uritur sipas kryeekonomistit për WFP.  “Nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç janë, ose nëse gjërat përkeqësohen, ne po shohim një uri të plotë brenda gjashtë muajve të ardhshëm”, tha ai. Pothujase të gjithë banorët e Gazës tani varen nga ndihma ushqimore sipas OKB-së.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale nga M`an Abu Taha, shihet se fëmijët janë vendosur në radhë me enë në duar, në përpjekje për të siguruar ushqim si dhe për të shuar urinë. UNICEF ka deklaruar se gjëndja po përkeqësohet çdo ditë edhe për fëmijët.

Zyrtarët izraelitë mohuan akuzat se nuk po lejojnë ushqim të mjaftueshmë në Gaza dhe fajësuan Hamasin për vjedhjen e ndihmave. Teksa OKB-ja ka kundërshtuar pretendimet e zyrtarëve izraelitë, e ka thënë se inspektimet e tepërta izraelite si dhe refuzimet arbitrare të disa ndihmave, shpesh pengojnë dërgesat.

gaza palestine izrael

Sondazh

Poll