Bota

Presidenti iranian: Ne nuk do të fillojmë luftë, por do t'i japim një përgjigje të fortë kujtdo që na sulmon

Komentet e Raisit vijnë pas disa ditësh spekulimesh se si Uashingtoni mund të hakmerret pas vdekjes së tre ushtarëve amerikanë , të cilët u vranë në një sulm në bazën e tyre në Jordani nga një grup i mbështetur nga Irani.

2 Shkurt 2024, 16:40 Nga r.ll
Presidenti iranian: Ne nuk do të fillojmë luftë, por do t'i
ebrahim rais

IRAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha sot se vendi i tij nuk do të fillojë një luftë, por do të "përgjigjet në mënyrë të fortë " ndaj kujtdo që e sulmon atë.

Komentet e Raisit vijnë pas disa ditësh spekulimesh se si Uashingtoni mund të hakmerret pas vdekjes së tre ushtarëve amerikanë , të cilët u vranë në një sulm në bazën e tyre në Jordani nga një grup i mbështetur nga Irani.

CBS News, duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi dje se SHBA kishte miratuar planet për sulme shumëditore në Irak dhe Siri kundër objektivave të shumtë.

“Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por kushdo që dëshiron të na ngacmojë do të marrë një përgjigje të fortë”, tha Raisi në një fjalim televiziv.

“Më parë, kur ata (amerikanët) donin të flisnin me ne, ata thanë se opsioni ushtarak është në tryezë. Tani ata thonë se nuk kanë ndërmend të konfliktohen me Iranin”, tha Raisi.

“Fuqia ushtarake e Republikës Islamike në rajon nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kërcënim për asnjë vend. Në vend të kësaj, ajo garanton sigurinë tek e cila vendet e rajonit mund të mbështeten dhe besojnë”, shtoi Raisi. Marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së janë tensionua që pas sulmit ku humbën jetën tre ushtarë amerikanë. Gjithashtu më shumë se 30 veta personel i ushtrisë u plagosën, pasi militantët e mbështetur nga Irani ndërmorën një sulm me dron në një bazë ushtarake të Ushtrisë Amerikane në Jordani.

ebrahim raisi

Sondazh

Poll