Bota

Zelensky: Vendimi për financimin e BE-së është një sinjal i qartë për Moskën, Shtetet e Bashkuara

Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj.

2 Shkurt 2024, 15:21 Nga M.B
Zelensky: Vendimi për financimin e BE-së është një
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha dje se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Kievin nga Bashkimi Evropian ishte një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj.

“Është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të qëndrojë e palëkundur dhe nuk mund të thyhet nga asnjë valë shkatërruese e krijuar nga Kremlini”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

"Në të njëjtën kohë, është një sinjal i qartë përtej Atlantikut, një sinjal se Evropa po merr përgjegjësitë e saj. Përgjegjësitë e sigurisë. Përgjegjësi të forta. Ne presim vendime nga Amerika", tha ai.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll