Sport

Fanelës “los blanco” të Real Madridit, i shtohen edhe 70 milionë euro në vit...

“Merengët” janë në formë të mirë në fushë dhe jashtë saj, në marketing...

2 Shkurt 2024, 11:30 Nga DOSJA

Fanelës “los blanco” të Real Madridit, i shtohen edhe 70

SPANJE - Krahas momentit të mirë në fushë, Real Madrid po kalon edhe një fazë pozitive jashtë saj. 

Për herë të parë, klubi “Merengue” do të ketë dy sponsorë në fanelë dhe ardhja e “HP” në skenë do të garantojë edhe 70 milionë euro shtesë në vit, një marrëveshje që do të shpallet zyrtarisht sot. 

Sipas shtypit spanjoll, logoja e produkteve kompjuterike shumëkombëshe do të shfaqet në mëngët e fanelës, ndërsa në pjesën e përparme do të mbetet “Fly Emirates”, e cila paguan një shumë të ngjashme. 

Kësaj i shtohet edhe sponsorizimi nga “Adidas”, me vlerë 117.6 milionë euro në vit. Me fjalë të tjera, Real Madridi tani ka më shumë se 257 milionë euro të garantuara... 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll