Politike

Ahmetaj zbuloi pronarin e 40% të inceneratorit të Tiranës, Ola Xama: Është financues i fushatave të Ramës dhe Veliajt

Xama tha se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.

1 Shkurt 2024, 23:15 Nga I.A
Ahmetaj zbuloi pronarin e 40% të inceneratorit të Tiranës, Ola
Ola Xama

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, përmendi një biznesmen shqiptaro-zviceran që ka 40% të inceneratorit, të quajtur Blerim Hoxha. Gazetarja Ola Xama në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, Xama tha se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.

“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara. Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj”, tha Xama.

ola xama arben ahmetaj

Sondazh

Poll