Politike

Arben Ahmetaj: Ekoparku është e familjarëve të Edi Ramës

Ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ky projekt është bërë pa tender.

1 Shkurt 2024, 23:10 Nga I.A
Arben Ahmetaj: Ekoparku është e familjarëve të Edi
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për çështjen e Ekoparkut në Durrës. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se, ekoparku në Durrës është e familjarëve të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ky projekt është bërë pa tender.

"Çfarë është ekoparku, për çfarë po më pyet. Investimi. Unë mendoj se duhej bërë. Sigurisht, por ju si gazetar e keni hetuar. Se këtu janë përmendur në dosjen time 350 emra, me kë ka pirë kafe etj. E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrikë të këtij investimi. E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin. E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll