Politike

FMN: Është koha për të ndërhyrë në skemën e pensioneve, pensioni mesatar sa 34% e pagës mesatre

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin se në vitet në vijim ka të ngjarë që më shumë njerëz të kenë të drejtë për pensione të pjeshme ose pension social.

1 Shkurt 2024, 21:58 Nga S.N
FMN: Është koha për të ndërhyrë në
Foto Ilustrim

TIRANË- Pas 10 vitesh nga reforma e ndërrmarrë në skemën e pensioneve, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron se është koha për të ndërhyrë. Referuar analizës të bërë nga Fondi, raporti i pensionit mesatar me pagën mesatare është 34 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin se në vitet në vijim ka të ngjarë që më shumë njerëz të kenë të drejtë për pensione të pjesshme ose pension social.

“Shkalla e agreguar e zëvendësimit mund të ulet dhe të ngrejë shqetësime për rënien në varfëri të të moshuarve. Ndërsa në vitin 2012 personat që kanë dalë në pension kishin kontribuar mesatarisht 35 vite, ata që dolën në pension në vitin 2022, kontribuuan mesatarisht për 27 vite” tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Reforma e 2015 rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë, ngriti moshën e daljes në pensin në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë si dhe lidhi ngushtë kontributet me pagat reale duke u rritur tavani i produkteve.

fondi monetar nderkombetar

Sondazh

Poll