Politike

Ahmetaj: Rama ka turrur prokurorët kundër meje, Kraja ka marrë vilë me gjysëm çmimi

Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se Altin Dumani ka marrë shtëpi falas nga një organizatë ndërkombëtare, ndërkohë që Arben Kraja ka marrë vlië me gjysëm çmimi.

1 Shkurt 2024, 22:50 Nga I.A
Ahmetaj: Rama ka turrur prokurorët kundër meje, Kraja ka marrë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka turrur prokurorët e SPAK pas tij. Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj theksoi se ishte Rama ai që u ka bërë presion prokurorëve për të. Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se Altin Dumani ka marrë shtëpi falas nga një organizatë ndërkombëtare, ndërkohë që Arben Kraja ka marrë vlië me gjysëm çmimi.

"Mendoj që duhej bërë por ju si gazetar, e keni investiguar? Se këtu janë përmendur 350 emra, Keilis Ahmetaj, 3 vjeç, është përmendur 30-40 herë. Cilët janë gurët e këtij investimi? Pse një privat ka bërë projekt, pse është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit? Në fillim u bë si projekt privat dhe më pas e morën njerëz të lidhur me kryeministrin. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi? Vetëm budalla që nuk është. Më pyete për Ecoparkun, ndërkohë që në rrethin tim janë masakruar të gjithë. Familja e Erjolës i ka shitur një shokut tim shtëpinë, e di që SPAK kërkoi të merrte çarçafët që të bënte analiza a kam fjetur unë apo jo. Një prokurori i ka falur shtëpi një organizate fetare. Është Altin Dumani. Një prokuror e ka të njëjtën vilë me gjysmën e çmimit. Arben Kraja. Këta i ka turrur Ed Rama kundër meje. I bindur? Jam përtej bindjes! Jam nxjerrë në pritë është organizur presion ndaj prokurorëve që të lëshonin dosjet. Ç'do bëja? Një nga akuzat për korrupsion, e cila është? Që unë kam bërë rialokime si ministër financash. Ej, a je jurist? Është proces, ka rialokime. Pse këtu, ai thotë që ky është korrupsion. I bie që të marrë këdo nga ministrat. Kjo është akuza për korrupsion," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj altin dumani arben kraja

Sondazh

Poll