Politike

"Kam pasur përplasje me Ramën", Ahmetaj: U përdor si justifikim për koka turku

Po ashtu, Ahmetaj ka deklaruar se edhe pse nuk kishte asnjë firmë, ai ishte mik me Mirel Mërtirin. 

1 Shkurt 2024, 21:36 Nga I.A
"Kam pasur përplasje me Ramën", Ahmetaj: U përdor si
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka patur disa herë përplasje me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se teoria e konspiracionit që ka dorëzuar dosjen e Inceneratorëve te Ilir Meta dhe ambasada amerikane ka qenë furnizuar nga Erion Veliaj. Po ashtu, Ahmetaj ka deklaruar se edhe pse nuk kishte asnjë firmë, ai ishte mik me Mirel Mërtirin. 

"Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar. E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë. Ca na duhet se nuk ka firmosur? Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dalëngadalë, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat?  Filloi gjithë tymnaja ka dhënë apo jo dosjen. Unë nuk e mora seriozisht. Rama nuk e ka besuar, por e ka përdorur kundër meje, për t’i vënë tapë kësaj çështjeje," tha Ahmetaj.

 

arben ahmetaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll