1 Shkurt 2024, 19:44
Nga S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbi Censusin, duke akuzuar Edi Ramën dhe Taulant Ballën kanë shkatërruar të dhënat. Ai thotë se Edi Rama do të mbulojë shpopullimin masiv të Shqipërisë, që sipas tij ka ardhur nga politika e Ramës.
Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar mbajtjen e qindra mijëra emrave nga regjistrat e Gjëndjes Civile, për t'i paraqitur ata si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi. Ai thotë se ky skenar i Edi Ramës do të shkatërrohej nga EUROSTAT, i cili ka regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Schengenit në 8 vitet e fundit.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë.
Të dashur miq, shqiptarët marrin lajme nga më të trishtat. Marrim lajme të cilat ndonjëherë nuk i kanë marrë as edhe në netët më të zeza të pushtimeve shekullore. Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërruar të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës. Nga koha e Skënderbeut, në të gjithë shekujt e Perandorisë Osmane, në 110 vite shtet shqiptar, kjo është hera e parë që një qeveri me dorën e saj të zezë, prish regjistrimin e popullsisë.
Ky është një krim i shëmtuar antikombëtar. Me këtë krim, Edi Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10-vjeçari. Së pari, do të mbulojë shpopullimin masiv të shqiptarëve me politikat e tij antishqiptare. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacionet që më vinin se numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrimit sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi.
Por, në proces e sipër, kuptoi se ky mashtrim do të zbulohej menjëherë nga EUROSTAT, i cili ka të regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Shengenit në 8 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës.
Atëherë skenari i hakerimit qeveritar, i shkatërrimit të të dhënave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë.
Natyrisht ky proces kriminal vjen në vazhdën e një serie procesesh që filluan me publikimin e rrogave, me publikimin e targave të të gjithë shqiptarëve, me publikimin e organigramës së ujdisur me NATO-n të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe vazhdoi me grabitjen nga Taulant Balla të të gjithë të dhënave të TIMS-it për të fshehur gjurmët e krimeve të tij, 54 udhëtimet e regjistruara me Edmond Begon me çantën e kokainës me të.
Për të fshehur udhëtimet e tij me Pëllumb Gjokën në Itali, për të fshehur lidhjet e tij të krimit. Për të fshehur lidhjet e krimit të Edi Ramës, udhëtimet e tij me avion në dispozicion, në 18 muaj janë 147 udhëtime për transporte të të gjitha llojeve dhe të gjitha destinacionet. Për të fshehur grupin e Xibrakës dhe udhëtimet e Olsi Ramës. Pra, për të fshehur krimet e shëmtuara qeveritare. Por kjo e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës përbën aktin më të shëmtuar në historinë e një shteti. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit osmanë. Nuk është bërë kurrë gjatë diktaturës. Kjo u bë për herë të parë sepse Çubrilloviçi apo Pashiqi i shqiptarëve, me politikat e tij përgjysmoi popullin në këtë vend," thotë Berisha.
sali berisha
Politike
1 Shkurt 2024, 19:31
h.k
Foto ilustruese
Berisha: Puseta e akteve kriminale të grupit Rama-McGonigal nuk ka të sosur! Duhet të ngrihemi dhe t’i caktojmë ...
Politike
1 Shkurt 2024, 19:23
S.N
Ilir Meta
Tiranë- Ilir Meta akuzon Edi Ramën për firmosjen e ndërtimit të kompleksit tek ish-klubit sportiv “Partizani...
Politike
1 Shkurt 2024, 18:42
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në një vizitë zyrtare në SHBA,...
Politike
1 Shkurt 2024, 18:43
S.N
Lefter Maliqi
TIRANË- Ish-kandidati për Kryetar Bashkie në Kuçovë, i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë&rd...
Politike
1 Shkurt 2024, 18:26
I.A
Rama dhe Meloni
TIRANË- Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më parë se sipas opinionit të saj, marrë...
Politike
1 Shkurt 2024, 17:37
S.N
Ilir Meta
Tiranë- Ilir Meta ka akuzuar Ramën se koncepti i “Shëndetësisë falas” është një mashtrim dhe ...
Politike
1 Shkurt 2024, 17:25
h.k
Erion Brace
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braç ka reaguar ditën e sotme në lidhje me projektligjin e lojërave...
Politike
1 Shkurt 2024, 17:03
I.A
Daniel Serwer
SHBA- Eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë ku...
Politike
1 Shkurt 2024, 17:00
S.N
Sorina Koti
Tiranë- Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, ka akuzuar Qeverinë për vjedhje të fondeve që jep Bashkimi E...
Politike
1 Shkurt 2024, 16:54
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-"Shqipëria një narkoshtet"/ Meta përpara Komitetit Drejtues: Është kapur shteti
“Shqipëri...