Politike

"Si do të veprojë komisioni i monitorimit"/ Nikolla jep përgjigje për kontrollin e Kuvendit ndaj SPAK: Nuk do fusim hundët

Sipas kryeparlamentares çdo institucion ka për detyrë të raportojë për çështje të caktuara që i kërkon Kuvendi. 

1 Shkurt 2024, 19:59 Nga h.k
"Si do të veprojë komisioni i monitorimit"/ Nikolla jep
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka dhënë detaje gjatë një interviste për Komisionin e Monitorimit për institucionet e pavarura. Nikolla ka thënë për Top Channel se monitorimi do të jetë në funksion të ligjeve në fuqi dhe se nuk do të ketë ndërhyrje në punën e brendshme të tyre. Sipas kryeparlamentares çdo institucion ka për detyrë të raportojë për çështje të caktuara që i kërkon Kuvendi. 

Nikolla: Mund të thoja që…e gjitha kjo është një histori e stisur në media. Nuk ka asnjë të vërtetë për ndryshimin e rolit të kuvendit nga…që buron nga ndonjë një komunikim brenda parlamentit. Roli i parlamentit, kjo…ky diskutim; e ka mbyllur kushtetuta duke e vendosur rolin e Parlamentit në një republikë parlamentare si institucioni më i rëndësishëm ku zhvillohet në mënyrë të drejtpërdrejtë vullneti i popullit që përfaqëson dhe sovranitetin dhe në këtë këndvështrim është padyshim neni 80 i Kushtetutës së Kuvendit pika 3, ku institucionet e tjera kanë detyrimin që të informojnë të raportojnë për çështje të caktuara kur i kërkohet në Kuvend. Dhe gjithë ky ndërveprim operon në zbatim të parimit që shprehet në nenin 7 të kushtetutës “check and balance” pra as nuk ka dhe as nuk mund të ketë një furje hundësh, do të shprehesha kështu në punët e brendshme të institucioneve të pavarura nga kuvendi i Shqipërisë.

lindita nikola

Sondazh

Poll