Politike

Ahmetaj nënkupton Ramën: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se kjo është arsyeja se përse nuk po hetohet inceneratori më i madh në vend.

1 Shkurt 2024, 21:19 Nga I.A
Ahmetaj nënkupton Ramën: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se nëse do të hetohet inceneratori i Tiranës do të ketë goditje të mëdha. Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se kjo është arsyeja se përse nuk po hetohet inceneratori më i madh në vend. Me fjalët goditje në maksimum, Ahmetaj ka theksuar se janë të përfshirë në këtë aferë kryeministri Edi Rama. Ahmetaj po ashtu është shprehur se nëse SPAK do të hetojë siç duhet dhe do të ndjekë paratë, shqiptarët do të llahtarisen se deri ku shkon afera e inceneratorëve.

"Ka një letër që ka të bëjë me inc. e Tiranës në 2016. Nuk ka qenë ideja ime, po edhe sikur është perverse të shkosh në ambasada dhe të thuash është ideja e tij. Kam filluar ta refuzoj inceneratorin e Tiranës që në 2016. Hetimi ka shkuar tek pllakat, laminatet e kuzhinës, është pyetur zdrukthtari nga Elbasani. Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk habiten por do llahtarisen ku do shkojë. Unë thashë ndiqni paratë. Unë po goditesha me gurë nga dritaret e TopChannel e të tjera. Pra po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart. Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua," tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj inceneratori i tiranes edi rama

Sondazh

Poll