Politike

U tha se ishte sëmurë, flet Rama: S’kam probleme shëndetësore, shpresa e fundit….. (VD)

10 Nëntor 2019, 14:04 Nga DOSJA
U tha se ishte sëmurë, flet Rama: S’kam probleme

MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri Edi Rama ka folur për lajmet që qarkulluan pak ditë parë, lidhur me shëndetin e tij, ku mohoi të kishte probleme shëndetësore. Sipas tij këto zëra janë janë shpresa e fundit e atyre që duan të marrin pushtetin që humbën.

Pyetje: Nga artikulimi juaj në konferencën e përbashkët për shtyp, shëndeti juaj dukej mire, cila është e vërteta ku keni munguar për 9 ditë?

Edi Rama: Së pari më vjen keq që shëndeti im, është shpresa e fundit për ata që duan të kthehen në pushtetin që humbën. Por fatin e tyre të keq nuk kam probleme shëndetësore, por edhe sikur të kisha nuk është një rrugë jo fort e respekueshme për të bërë politikë. Është treguesi i gjendjes së veprimit të tyre, që do e vuajnë deri në fund.

Pyetje: Kjo inciativë po pengohet qorrazi, a kanë emër penguesit e kësaj iniciative?

Edi Rama: Nuk fola,për penguesit sepse kjo nismë nuk po pengohet, por anatenohet me pretendime kryesisht të paarsyeshme. Përmes të njëjtit avav, në vend që të synojë sa më shpejt jetën e njerëzve, synon marrjen peng të tyre përmes deklaratash me “tym patriotic”. Këtu ka një gjë të re. E reja është ajo që unë kam ëndërruar dhe për të cilën do të vazhdoj të luftoj deri në fund: Lëvizja e lirë e njerëzve.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mini shengen ballkanik samiti i ohrit edi rama mini shengen ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll